Neni 10 - Kriteret e emërimit të kryetarit të Komitetit

Kryetar i Komitetit emërohet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:

1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

2. Të ketë arsimin e lartë, si rregull juridik, shkencat sociale ose pedagogji.

3. Të ketë një përvojë jo më pak se 3 vjet në fushën e të drejtave të fëmijëve.

4. Të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale dhe të gëzojë reputacion të mirë.