Neni 4 - Detyrat e Komitetit Shqiptar të Birësimit

1. Komiteti Shqiptar i Birësimit (më poshtë Komiteti) është autoriteti qendror në fushën e birësimit, vendas dhe ndërvendas.

2. Komiteti shqyrton dhe vendos për përshtatshmërinë e aplikantit birësues dhe jep pëlqimin për realizimin e çdo birësimi.

3. Komiteti mbikëqyr periodikisht të gjitha rastet e birësimeve dhe, në rastet e birësimeve ndërvendase, bashkëpunon me autoritetet qendrore të vendeve të tjera, ku është kryer birësimi.