strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU IV - PROCEDURAT E BIRËSIMIT

  • Neni 23 - Përparësia në birësim
  • 1. Sekretariati ekzekutiv, për fëmijën, emri i të cilit është në listat e tij, propozon një familje birësuese shqiptare të përshtatshme.
    Nëse kjo nuk është e mundur dhe kur emri i fëmijës ka qenë në listat e Komitetit që prej 6 muajve, aplikant birësues mund të jetë edhe një familje e huaj.

    2. Në raste të veçanta, kur nga plotësimi i afatit të sipërpërmendur mund të dëmtohet shëndeti i fëmijës, nisur nga interesi më i lartë i tij, Komiteti mund të japë pëlqimin për birësim edhe pa u përmbushur ky afat, duke e motivuar këtë pëlqim.

  • Neni 24 - Shqyrtimi nga këshilli drejtues
  • Dokumentacioni i përgatitur nga aplikanti birësues për procedurën e birësimit të fëmijës dhe dokumentacioni i fëmijës që do të birësohet, i propozuar nga sekretariati ekzekutiv, shqyrtohet nga këshilli drejtues, i cili:

    a) vendos nëse aplikanti birësues është i përshtatshëm ose jo për të birësuar;

    b) jep pëlqimin me shkrim për birësimin e fëmijës nga aplikanti birësues.

  • Neni 25 - Periudha e provës
  • 1. Me dhënien e pëlqimit për çdo birësim, me propozimin e sekretariatit ekzekutiv, këshilli drejtues përcakton periudhën e provës, e cila nuk mund të jetë më shumë se 3 muaj.

    2. Në përfundim të periudhës së provës, sekretariati ekzekutiv përgatit raportin për përshtatshmërinë e aplikantëve birësues me fëmijën dhe dokumentacionin e përgatitur ia dërgon gjykatës.

    3. Në rast se aplikantët birësues e kanë pasur fëmijën në kujdestari familjare për një periudhë më të gjatë se tre muaj dhe vërtetohet se kjo marrëdhënie ka qenë afektive, periudha e provës nuk është e domosdoshme.

  • Neni 26 - Përmbajtja e dokumentacionit
  • Dosja që i dërgohet gjykatës nga Komiteti përmban:
    a) dokumentacionin e përgatitur për aplikantin birësues;
    b) dokumentacionin e përgatitur për fëmijën që do të birësohet;
    c) vendimin për përshtatshmërinë e aplikantëve;
    ç) pëlqimin e këshillit drejtues për birësimin e fëmijës nga aplikantët;
    d) raportin e përshtatshmërisë së aplikantit me fëmijën.