Neni 23 - Përparësia në birësim

1. Sekretariati ekzekutiv, për fëmijën, emri i të cilit është në listat e tij, propozon një familje birësuese shqiptare të përshtatshme.
Nëse kjo nuk është e mundur dhe kur emri i fëmijës ka qenë në listat e Komitetit që prej 6 muajve, aplikant birësues mund të jetë edhe një familje e huaj.

2. Në raste të veçanta, kur nga plotësimi i afatit të sipërpërmendur mund të dëmtohet shëndeti i fëmijës, nisur nga interesi më i lartë i tij, Komiteti mund të japë pëlqimin për birësim edhe pa u përmbushur ky afat, duke e motivuar këtë pëlqim.