strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU VII - ADMINISTRIMI I DOKUMENTACIONIT DHE DISPOZITA TË FUNDIT

  • Neni 36 - Mbrojtja e të dhënave
  • 1. Komiteti dhe agjencitë ndërmjetësuese marrin masa organizative dhe teknike të domosdoshme për mbrojtjen e të dhënave personale në dokumentacionin birësues, në përputhje me kërkesat e ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

    2. Punonjësit publikë dhe privatë që për shkak të detyrës kanë informacion për birësimin, detyrohen të ruajnë sekretin për të dhënat që kanë të bëjnë me fëmijën, prindërit biologjikë dhe birësuesit.

  • Neni 37 - E drejta për informim
  • 1. Prindërit birësues dhe i birësuari, që ka arritur moshën madhore, mund t’i kërkojnë Komitetit të dhëna për origjinën e të birësuarit dhe historinë e tij.

    2. Ky informacion mund të kufizohet ose të refuzohet në raste të veçanta, kur ka arsye se prej tij vijnë pasoja të rënda.

  • Neni 38 - Dispozitë kalimtare
  • Punonjësit ekzistues, të cilët në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji punojnë në vende pune që vlerësohen si pjesë e shërbimit civil, janë nëpunës në periudhë prove tremujore dhe për ta zbatohen përcaktimet e bëra në nenin 14 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

  • Neni 39 - Shfuqizime
  • Ligji nr.7650, datë 17.12.1992 “Për birësimin e të miturve nga shtetas të huaj dhe për disa ndryshime në Kodin e Familjes”, si dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

  • Neni 40 - Hyrja në fuqi
  • Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    Shpallur me dekretin nr.5245, datë 30.3.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu