Neni 23

Kur nëpunësi i gjendjes civile vlerëson se kundërshtimi është bërë në përputhje me dispozitat e këtij Kodi, pezullon procedurën e lidhjes së martesës derisa gjykata të vendosë refuzimin e kundërshtimit ose të hiqet dorë prej tij.
Kundër vendimit të pezullimit, bashkëshortët e ardhshëm kanë të drejtën e ankimit në gjykatë brenda 5 ditëve nga marrja dijeni e vendimit të pezullimit.