strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Lidhja e martesës

  • Neni 28
  • Martesa lidhet publikisht përpara nëpunësit të gjendjes civile, të cilit i është bërë kërkesa për shpallje.

  • Neni 29
  • Me kërkesë të prokurorit të vendit ku lidhet martesa e bashkëshortëve të ardhshëm, gjykata, për shkaqe me rëndësi, mund të vendosë që martesa të lidhet edhe pa u shpallur.

  • Neni 30
  • Në ditën e caktuar për lidhjen e martesës, nëpunësi i gjendjes civile, pasi bindet për identitetin e bashkëshortëve të ardhshëm, në bazë të akteve dhe të thënieve të dëshmitarëve, si dhe të vetë bashkëshortëve të ardhshëm, në prani të dy dëshmitarëve, u lexon bashkëshortëve të ardhshëm nenet e këtij Kodi që përmbajnë të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve, merr nga secili bashkëshort deklarimin se ata duan të lidhin martesë dhe, pasi merr pëlqimin e tyre, i shpall në emër të ligjit të martuar.
    Akti i martesës hartohet menjëherë, nënshkruhet nga bashkëshortët, dëshmitarët dhe nëpunësi i gjendjes civile dhe regjistrohet në regjistrin e martesave.

  • Neni 31
  • Në qoftë se njëri nga bashkëshortët, për shkak të sëmundjes ose për ndonjë pengesë tjetër të justifikuar përpara nëpunësit të gjendjes civile, është në pamundësi për të shkuar në zyrën e gjendjes civile të komunës ose bashkisë, atëherë nëpunësi i gjendjes civile shkon në vendin ku ndodhet bashkëshorti që ka pengesë dhe lidh martesën, sipas procedurës së parashikuar në nenin 30 të këtij Kodi.