Neni 31

Në qoftë se njëri nga bashkëshortët, për shkak të sëmundjes ose për ndonjë pengesë tjetër të justifikuar përpara nëpunësit të gjendjes civile, është në pamundësi për të shkuar në zyrën e gjendjes civile të komunës ose bashkisë, atëherë nëpunësi i gjendjes civile shkon në vendin ku ndodhet bashkëshorti që ka pengesë dhe lidh martesën, sipas procedurës së parashikuar në nenin 30 të këtij Kodi.