Neni 32 - Refuzimi i lidhjes së martesës

Nëpunësi i gjendjes civile mund të refuzojë lidhjen e martesës vetëm për shkaqe të parashikuara në këtë Kod. Në këtë rast ai mund të lëshojë një akt ku të tregohen shkaqet e refuzimit.
Kundër aktit të refuzimit mund të bëhet ankim në gjykatë.