Neni 43

Bashkëshorti, në dëm të të cilit është lidhur një martesë e dytë, mund të kërkojë pavlefshmërinë e kësaj martese.
Në qoftë se bashkëshortët nga martesa e dytë pretendojnë pavlefshmërinë e martesës së parë, pavlefshmëria e martesës së parë do të gjykohet paraprakisht.