Neni 44

Të drejtën e padisë për pavlefshmërinë e martesës së lidhur pa pëlqimin e lirë të dy bashkëshortëve ose të njërit prej tyre e kanë të dy bashkëshortët ose bashkëshorti, pëlqimi i të cilit nuk ka qenë i lirë.
Të drejtën e padisë për pavlefshmërinë e martesës së lidhur me kanosje ose me lajthim e ka vetëm bashkëshorti që ka qenë i kanosur ose në lajthim.
E drejta e padisë parashkruhet, në qoftë se nga data që ka pushuar kanosja, që është zbuluar lajthimi ose bashkëshorti ka fituar lirinë e plotë në rast të martesës pa pëlqim të lirë, kanë kaluar 6 muaj, por në çdo rast jo më tepër se 3 vjet nga lidhja e martesës.
E drejta e padisë, në rastet kur ka pasur një bashkëjetesë të vazhdueshme për 6 muaj që nga çasti që bashkëshorti ka fituar lirinë e plotë ose nga çasti që ai ka marrë dijeni për lajthimin, parashkruhet me kalimin e këtij afati.