Neni 48

E drejta e padisë për shpalljen e pavlefshmërisë së martesës nuk u kalon trashëgimtarëve, përveçse kur gjykimi ka filluar përpara vdekjes së bashkëshortit.
E drejta e trashëgimtarëve kufizohet vetëm për rastet që prekin rendin publik dhe jo për raste që kanë të bëjnë thjesht me mbrojtjen e të drejtave të bashkëshortëve, si lajthimi e kërcënimi.