KREU I - DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

  • Neni 66 - Regjimi pasuror martesor i bashkëshortëve
  • Regjimi pasuror martesor i bashkëshortëve rregullohet me ligj, në mungesë të marrëveshjes së veçantë, ku bashkëshortët parashikojnë regjimin që dëshirojnë, i cili nuk duhet të vijë në kundërshtim me dispozitat e këtij Kodi dhe legjislacionit përkatës.

  • Neni 67 - Të drejta të pashmangshme
  • Bashkëshortët nuk mund t’i shmangen të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin për ta nga martesa, si dhe përgjegjësisë prindërore dhe rregullave të administrimit ligjor dhe të kujdestarisë.

  • Neni 68 - Përfaqësimi i bashkëshortit
  • Secili nga bashkëshortët mund t’i japë të drejtën bashkëshortit tjetër për ta përfaqësuar gjatë regjimit pasuror martesor, sipas dispozitave të Kodit Civil.
    Mandati i përfaqësimit mund të revokohet në çdo kohë.