Neni 71

Në qoftë se një nga bashkëshortët ushtron veprimtari tregtare, ndryshimet në kontratën e martesës lidhur me veprimtarinë tregtare duhet të depozitohen, në çdo rast, edhe në regjistrin tregtar.
Efektet për personat e tretë fillojnë nga çasti i depozitimit të ndryshimit, parashikuar në paragrafin e parë.