Neni 66 - Regjimi pasuror martesor i bashkëshortëve

Regjimi pasuror martesor i bashkëshortëve rregullohet me ligj, në mungesë të marrëveshjes së veçantë, ku bashkëshortët parashikojnë regjimin që dëshirojnë, i cili nuk duhet të vijë në kundërshtim me dispozitat e këtij Kodi dhe legjislacionit përkatës.