Kompensimet

  • Neni 101
  • Secili nga bashkëshortët duhet të kompensojë shumat e marra nga pasuria në bashkësi, që janë përdorur për qëllime të ndryshme nga ai i përmbushjes së detyrimeve të parashikuara në nenin 81 të këtij Kodi.

  • Neni 102
  • Kompensimet dhe kthimet realizohen në çastin e mbarimit të bashkësisë.
    Gjykata mund të autorizojë dhe të urdhërojë për ato në çdo çast nëse e kërkon dhe e lejon interesi i familjes.