strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Detyrimet e kontraktuara veçmas nga bashkëshortët

  • Neni 87
  • Në rastin kur detyrimi është kontraktuar në interesin vetjak të njërit prej bashkëshortëve dhe ai është shlyer nga pasuria në bashkësi, bashkëshorti përfitues detyrohet të bëjë kompensimin e bashkësisë.

  • Neni 88
  • Në rast se nga pasuria në bashkësi janë paguar gjoba ose dëmshpërblime, për të cilat është detyruar njëri prej bashkëshortëve për shkak të një dënimi penal ose administrativ, ai detyrohet të kompensojë pasurinë në bashkësi.
    Bashkësia ka të drejtën për kompensim nëse detyrimi që bashkësia ka shlyer ishte kontraktuar nga njëri prej bashkëshortëve në kundërshtim me detyrimet që i imponon martesa.