E drejta e kompensimit

  • Neni 79
  • Pasuria e fituar në shkëmbim të një pasurie, e cila i përkiste individualisht njërit prej bashkëshortëve, është pasuri vetjake, me përjashtim të kompensimit që i bëhet bashkësisë ose e kundërta, kur nga shkëmbimi rezulton të ketë diferenca.

    Nëse diferenca në ngarkim të bashkësisë është më e madhe se vlera e pasurisë vetjake të tjetërsuar, pasuria e fituar në këtë shkëmbim i përket bashkësisë, përveç kompensimit në favor të pasurisë vetjake të bashkëshortit.

  • Neni 80
  • Të ardhurat e përfituara, si pasojë e një ankandi ose forme tjetër, të një pasurie të paluajtshme, ku njëri nga bashkëshortët është bashkëpronar në pjesë të pandarë, nuk përbën pasuri të fituar gjatë martesës, me përjashtim të kompensimit që duhet t’i bëhet bashkësisë për shpenzimin që ajo ka bërë.