Neni 91 - Administrimi nga një bashkëshort

Në rast largësie ose pengese tjetër të njërit bashkëshort dhe në mungesë të prokurës ose autorizimit të gjykatës, bashkëshorti tjetër mund të kryejë veprimet që janë të nevojshme edhe në rastin kur kërkohet pëlqimi i të dy bashkëshortëve, sipas nenit 90 të këtij Kodi.