Neni 92 - Refuzimi i pëlqimit

Nëse njëri prej bashkëshortëve refuzon të japë pëlqimin për kryerjen e një veprimi të administrimit të jashtëzakonshëm ose për veprime të tjera, për të cilat kërkohet pëlqimi, bashkëshorti tjetër mund t’i drejtohet gjykatës për të marrë autorizimin.
Gjykata vendos dhënien e autorizimit kur kryerja e veprimit është e nevojshme për interesa të familjes ose të veprimtarisë tregtare që bën pjesë në bashkësi.