Neni 93 - Zëvendësimi në administrim

Nëse njëri nga bashkëshortët, për një kohë të vazhdueshme, ndodhet jashtë gjendjes për të shprehur vullnetin e tij, ose nëse administrimi i bashkësisë nga ana e tij dëshmon për paaftësi ose keqbesim, bashkëshorti tjetër mund t’i kërkojë gjykatës të zëvendësojë atë në ushtrimin e të drejtave të tij.
Bashkëshorti i privuar nga të drejtat e administrimit të bashkësisë mund t’i kërkojë gjykatës rikthimin e tyre, nëse provon se janë zhdukur shkaqet e përjashtimit të tij nga administrimi.