Neni 96 - Mbarimi i bashkësisë

Bashkësia mbaron me:

a) vdekjen e njërit prej bashkëshortëve, shpalljen i zhdukur ose i vdekur të njërit prej tyre, shpalljen të pavlefshme dhe zgjidhjen e martesës;

b) pjesëtimin e pasurive;

c) ndryshimin e regjimit pasuror martesor, kur sjell mbarimin e bashkësisë.