Neni 109

Kur bashkëshortët bien dakord që të ketë ndërmjet tyre bashkësi, sipas nenit 108 shkronja “a”, pasuria në bashkësi përbëhet nga pasuria në regjimin pasuror të bashkësisë ligjore, nga pasuria e luajtshme para martesës dhe fitimet nga pasuritë vetjake gjatë martesës.
Mbetet pasuri vetjake dhe nuk mund të përfshihet në bashkësi pasuria e luajtshme e parashikuar në shkronjat “c”, “ç”, “d” të nenit 77 të këtij Kodi.