Neni 111 - Administrimi i përbashkët

Bashkëshortët mund të bien dakord që ta administrojnë së bashku bashkësinë. Në këtë rast, aktet e administrimit dhe të disponimit të pasurisë së bashkësisë bëhen me nënshkrimin e përbashkët të dy bashkëshortëve dhe përmbajnë detyrimin solidar të tyre.