Neni 122

E drejta e parashikuar në nenin 121 i kalon trashëgimtarëve të bashkëshortit të vdekur, vetëm nëse njihet në kontratë ose për shkak të vazhdimit të një gjykimi të filluar.
Kjo e drejtë parashkruhet me kalimin e 2 vjetëve nga mbarimi ose shpallja e pavlefshme e martesës.