E drejta e ngritjes së padisë nga kujdestari

  • Neni 141
  • Kur bashkëshortit i është hequr zotësia për të vepruar ose për arsye të tjera është vënë në kujdestari, padia për zgjidhjen e martesës mund të ngrihet nga kujdestari i tij.
    Në rast se bashkëshorti, ndaj të cilit është bërë kërkesëpadi, është në kujdestari, në gjykimin e zgjidhjes së martesës përfaqësohet nga kujdestari i tij.
    Në rastin kur bashkëshorti i pazotë për të vepruar ndodhet në kujdestarinë e bashkëshortit tjetër, gjykata i cakton atij një kujdestar të posaçëm, për ta përfaqësuar në procedurën e zgjidhjes së martesës.

  • Neni 142
  • Në rastin e burgimit të bashkëshortit, e drejta e ngritjes së padisë për zgjidhjen e martesës mund të ushtrohet nga kujdestari ose përfaqësuesi ligjor, vetëm pasi të ketë marrë autorizimin e bashkëshortit që vuan dënimin me burgim.