Neni 134

Në shqyrtimin e padisë për zgjidhjen e martesës, gjykata cakton fillimisht një seancë pajtimi, në të cilën duhet të paraqiten personalisht bashkëshortët.
Gjyqtari mund t’i dëgjojë ata veçmas secilin dhe më pas bashkërisht, pa praninë e përfaqësuesve të tyre.
Kur arrihet pajtimi, mbahet procesverbal dhe gjykimi pushohet për këtë shkak.