Detyrimi për ushqim ndërmjet prindërve dhe fëmijëve

  • Neni 197
  • Prindërit kanë detyrimin për ushqim ndaj fëmijëve të tyre, kur këta nuk kanë mjete të mjaftueshme për të jetuar.
    Një fëmijë i mitur mund t’u kërkojë prindërve të tij detyrimin për ushqim edhe kur ka pasuri, kur të ardhurat nga pasuria dhe nga puna e tij nuk i përmbushin nevojat e tij.
    Detyrimi për ushqim vazhdon edhe për kohën që fëmijët madhorë ndjekin shkollën e mesme ose të lartë, deri në moshën njëzetepesë vjeç.

  • Neni 198
  • Detyrimi për ushqim lind vetëm kur personi që kërkon këtë detyrim është i paaftë për punë dhe nuk ka mjete të mjaftueshme për të jetuar.