Fillimi i detyrimit për ushqim

  • Neni 210
  • Detyrimi për ushqim fillon nga data e ngritjes së padisë.
    Pakësimi ose heqja e detyrimit për ushqim, të caktuar me vendim të formës së prerë dhe të paekzekutuar, fillon nga data kur kanë ndryshuar rrethanat, në bazë ë të cilave është dhënë vendimi, kurse shtimi i tij fillon nga data e ngritjes së padisë.

  • Neni 211
  • Kur një vendim, që përmban një detyrim për ushqim, vihet në ekzekutim pas 6 muajve nga data që ka marrë formë të prerë, detyrimet e prapambetura për ushqim janë të kërkueshme vetëm për 6 muajt e fundit.