Neni 200 - Mbarimi i detyrimit ndërmjet bashkëshortëve

Detyrimi për ushqim, sipas nenit 199 të këtij Kodi, caktohet për një kohë jo më të gjatë se 6 vjet pas zgjidhjes së martesës.
Ky detyrim pushon para këtij afati, kur bashkëshorti, që e gëzonte këtë të drejtë, lidh martesë të re ose bëhet i aftë për punë, ose siguron mjete të mjafueshme për të jetuar, ose kur gjykata, duke marrë parasysh rrethanat, çmon se nuk është i denjë për të përfituar nga kjo e drejtë.