Neni 213 - Ndalimi i kompensimit dhe i zëvendësimit të detyrimit për ushqim

E drejta për të kërkuar detyrimin për ushqim nuk mund t’i kalojë një personi tjetër.
Personi që ka detyrimin për ushqim nuk mund të kërkojë që ky detyrim të shlyhet me një kredi që ka ndaj personit që e përfiton atë, edhe sikur të ketë detyrime të prapambetura për ushqim.