Heqja e përgjegjësisë prindërore

  • Neni 228
  • Kur prindi shpërdoron përgjegjësinë prindërore ose tregon pakujdesi të rëndë në ushtrimin e saj, ose me veprimet e tij ndikon në mënyrë të dëmshme në edukimin e fëmijëve, me kërkesën e prindit tjetër, të të afërmve të fëmijës ose të prokurorit, mund t’i hiqet përgjegjësia prindërore.
    Heqja e përgjegjësisë prindërore bëhet me vendim të gjykatës, duke u thirrur si i paditur prindi, për të cilin kërkohet kjo heqje.

  • Neni 229
  • Gjykata vendos që heqja e përgjegjësisë prindërore të shtrihet mbi të gjithë ose mbi disa nga fëmijët e lindur para vendimit të gjykatës për heqjen e përgjegjësisë.
    Heqja e përgjegjësisë prindërore e shkarkon fëmijën nga detyrimi për ushqim ndaj prindërve, me përjashtim të rastit kur gjykata vendos ndryshe.