strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Pamundësia e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore

  • Neni 224
  • Në qoftë se prindërit e fëmijës kanë vdekur, janë në pamundësi të ushtrojnë përgjegjësinë prindërore për shkak të pazotësisë për të vepruar, të mungesës ose për arsye veçanërisht të rënda, fëmija mund t’i besohet një anëtari të familjes, një personi të caktuar si kujdestar, një familjeje kujdestare ose edhe një institucioni të përkujdesjes.
    Në këtë rast merret mendimi i sektorit të ndihmës dhe shërbimeve sociale, sipas dispozitave për kujdestarinë.

  • Neni 225
  • Në qoftë se njëri nga prindërit është para pamundësisë së ushtrimit të përgjegjësisë prindërore ose kur njëri nga prindërit ka vdekur, përgjegjësia prindërore ushtrohet nga prindi tjetër.