strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

TITULLI IV - BIRËSIMI

  • Neni 240 - Interesi i të miturit
  • Birësimi lejohet vetëm në rast se është në interesin e lartë të të miturit dhe garanton respektimin e të drejtave të tij themelore.

  • Neni 252 - Paraqitja e kërkesës
  • Personat që dëshirojnë të birësojnë të mitur shqiptarë mund të birësojnë vetëm të miturit që figurojnë në listat e Komitetit Shqiptar të Birësimit.
    Komiteti Shqiptar i Birësimit është autoritet qendror i pavarur, veprimtaria e të cilit rregullohet me ligj të veçantë.
    Shtetasit e huaj nuk mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Komitetit Shqiptar të Birësimit.
    Kërkesa e tyre i paraqitet Komitetit Shqiptar të Birësimit nëpërmjet autoriteteve publike kompetente ose organizmave privatë të parashikuar në ligj. Kërkesa dhe dokumentet që e shoqërojnë duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të legalizuara, sipas ligjit të vendit ku jeton birësuesi.
    Shtetasit shqiptarë që kanë vendbanimin e tyre jashtë vendit dhe shtetasit e huaj rezidentë prej 2 vjetësh në Shqipëri, mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Komitetit Shqiptar të Birësimit.

  • Neni 253 - Detyrimi i Komitetit Shqiptar të Birësimit
  • Pas shqyrtimit të kërkesës dhe të dokumenteve përkatëse, Komiteti Shqiptar i Birësimit i dërgon gjykatës studimin për personin që kërkon të birësojë dhe atë të të miturit që mund të birësohet.
    Komiteti Shqiptar i Birësimit i dërgon gjykatës edhe pëlqimin me shkrim për këtë birësim dhe për birësimet ndërvendase, si dhe konfirmimin se i mituri nuk ka pasur mundësi të birësohet në Shqipëri për një afat prej 6 muajsh nga data e regjistrimit në listat e këtij Komiteti.

  • Neni 254 - Gjykata Kompetente
  • Kërkesa për birësim, e bërë nga një shtetas shqiptar, bëhet në gjykatën e vendbanimit të personit që kërkon të birësojë.
    Kërkesa për birësim, e bërë nga një shtetas i huaj ose shqiptar që banon jashtë shtetit, paraqitet në gjykatën nën juridiksionin e së cilës ndodhet vendbanimi i të miturit.
    Kërkesa për birësimin e të miturit shqiptar që banon jashtë shtetit paraqitet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.

  • Neni 257 - Ndalimet për birësimin ndërvendas
  • Kushtet dhe efektet e birësimit të shpallur në Shqipëri përcaktohen nga legjislacioni shqiptar.

    Birësimi ndërvendas nuk lejohet kur:

    a) birësimi nuk njihet në shtetin ku banojnë birësuesit;

    b) arrihet në përfundimin së birësimi është me pasoja të rënda për të miturin;

    c) i mituri, në shtetin ku banojnë birësuesit, nuk gëzon të njëjtat të drejta që njihen në Shqipëri.

    Birësimi ndërvendas lejohet pasi fëmija ka qëndruar në pritje për 6 muaj në listat e komitetit shqiptar të birësimit dhe, gjatë kësaj periudhe, janë ezauruar të gjitha mundësitë për të bërë birësimin brenda vendit.

  • Neni 258 - Efektet e birësimit
  • Birësimi i prodhon efektet e tij nga data që vendimi merr formë të prerë.
    Birësimi është i parevokueshëm.
    Gjykata i dërgon vendimin e formës së prerë për regjistrim zyrës së gjendjes civile, ku ka regjistrin themeltar birësuesi.

  • Neni 259 - Marrëdhëniet ndërmjet birësuesit dhe të birësuarit
  • Me birësimin ndërmjet birësuesit dhe gjinisë së tij, nga njëra anë, dhe të birësuarit dhe të paslindurve të tij, nga ana tjetër, lindin të drejta dhe detyra të njëjta me ato që kanë ndërmjet tyre personat që janë gjini. Të drejtat dhe detyrat ndërmjet të birësuarit dhe të paslindurve të tij, nga njëra anë, dhe gjinisë së tij, nga ana tjetër, pushojnë.
    Kur njëri nga prindërit e të birësuarit është bashkëshort i birësuesit, i birësuari nuk i shkëput lidhjet me këtë prind dhe gjininë e tij.