strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Deklarimi i braktisjes

  • Neni 250
  • Gjykata e rrethit mund të deklarojë të braktisur të miturin që ndodhet pranë një institucioni të përkujdesjes sociale, publik ose privat, ose te personi që e ka në përkujdesje, kur prindërit e tij, në mënyrë të dukshme, nuk janë interesuar për të gjatë një viti, përpara paraqitjes së kërkesës për deklarimin e braktisjes.
    Kur i mituri ka qenë strehuar që nga lindja e tij në një institucion, afati prej 1 viti kufizohet në 3 muaj.
    Konsiderohen në mënyrë të dukshme të painteresuar për fëmijën prindërit që vullnetarisht nuk kanë mbajtur marrëdhënie të përzemërta të nevojshme për rritjen e tij dhe që kanë treguar pakujdesi të rëndë në ushtrimin e përgjegjësisë prindërore.
    Gjykata i kërkon personit që ka paraqitur kërkesën shpjegime nëse ka bërë përjekje për gjetjen e prindërve biologjikë të fëmijës dhe kthimin e fëmijës në familjen biologjike, nëse kjo është e mundur.
    Braktisja nuk deklarohet kur, gjatë afatit të parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, një anëtar i familjes ka kërkuar të marrë përsipër rritjen e fëmijës dhe kjo kërkesë është konsideruar në përputhje me interesin e fëmijës.

  • Neni 251
  • Kërkesa për deklarimin e braktisjes bëhet nga drejtuesi i institucionit ku ndodhet fëmija ose nga personi që e ka në përkujdesje.
    Kërkesa i dërgohet gjykatës, nën juridiksionin e së cilës ndodhet institucioni ose vendbanimi i personit që e ka marrë në përkujdesje të miturin.
    Çdo person që ka një interes ligjshëm për mbrojtjen e fëmijës, mund të ndërhyjë në procesin e gjykimit.
    Gjykata, që deklaron të braktisur të miturin, cakton në të njëjtin vendim edhe kujdestarin për mirërritjen, edukimin dhe arsimimin e fëmijës, një institucion të përkujdesjes sociale ose një person të caktuar, nisur nga interesi më i lartë i të miturit.