Kushtet e birësimit

  • Neni 241
  • Birësohet vetëm i mituri.
    Birësuesi duhet të ketë një diferencë moshe të paktën 18 vjet me të birësuarin.
    Në qoftë se birësohet fëmija i bashkëshortit, diferenca e moshës duhet të jetë jo më pak se 15 vjet.

  • Neni 242
  • I mituri nuk mund të birësohet nga shumë persona, përveç rastit kur ata janë bashkëshortë.
    Birësimi i ri lejohet pas vdekjes së birësuesit ose të birësuesve apo pas vdekjes së njërit prej birësuesve, në qoftë se kërkesa është paraqitur nga bashkëshorti i ri i birësuesit.