Neni 253 - Detyrimi i Komitetit Shqiptar të Birësimit

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe të dokumenteve përkatëse, Komiteti Shqiptar i Birësimit i dërgon gjykatës studimin për personin që kërkon të birësojë dhe atë të të miturit që mund të birësohet.
Komiteti Shqiptar i Birësimit i dërgon gjykatës edhe pëlqimin me shkrim për këtë birësim dhe për birësimet ndërvendase, si dhe konfirmimin se i mituri nuk ka pasur mundësi të birësohet në Shqipëri për një afat prej 6 muajsh nga data e regjistrimit në listat e këtij Komiteti.