Neni 289 - Deklarimi i debive ose kredive të kujdestarit

Kujdestari që ka debi, kredi ose deklarime të tjera kundrejt të miturit, duhet t’i bëjë të ditura para mbylljes së inventarit.
Kancelari i gjykatës ka detyrimin që ta pyesë lidhur me këto deklarime. Në rast të inventarit të bërë pa pjesëmarrjen e kancelarit të gjykatës, kujdestari pyetet nga gjyqtari lidhur me aktin e depozitimit.
Në çdo rast, fakti i pyetjes ose deklarimit të kujdestarit duhet përmendur në inventar ose në procesverbalin e depozitimit.