Neni 291 - Depozitimi i parave, titujve dhe objekteve

Kujdestari duhet të depozitojë paratë, titujt e kredive te prurësi dhe objektet me vlerë që ekzistojnë në pasurinë e të miturit pranë një banke ose instituti tjetër krediti, të përcaktuar nga gjykata, me përjashtim të rastit kur gjykata vendos ndryshe lidhur me ruajtjen e tyre.
Kujdestari nuk është i detyruar të depozitojë shumat që nevojiten për shpenzimet urgjente lidhur me të miturin.