Neni 295 - Veprimet e kryera në kundërshtim me nenet paraardhëse

Çdo veprim që kujdestari kryen në kundërshtim me ligjin është i pavlefshëm.
Kujdestari, i mituri, trashëgimtarët e tij ose personat që kanë interes, mund të kërkojnë pavlefshmërinë e veprimeve të kryera në kundërshtim me Kreun I të Titullit V “Kujdestaria” të këtij Kodi.