Neni 299 - Përgjegjësia e kujdestarit dhe kujdestarit të posaçëm

Kujdestari duhet ta administrojë pasurinë e të miturit me kujdesin e një prindi të mirë.
Kujdestari detyrohet të shpërblejë të miturin për të gjitha dëmet që i ka shkaktuar këtij në kryerjen e parregullt të detyrës, ose për shkak të lënies pa arsye të detyrës së kujdestarit.
Të njëjtën përgjegjësi ka edhe kujdestari i posaçëm, për aq sa lidhen me detyrat e tij.