Neni 304 - Ndalimi i marrëveshjes para miratimit të llogarisë

Midis kujdestarit dhe të miturit që ka arritur moshën madhore nuk mund të bëhet asnjë marrëveshje përpara miratimit të llogarisë së paraqitur nga kujdestari.
I mituri që ka arritur moshën madhore, trashëgimtarët e tij ose ata që kanë një interes të ligjshëm mund t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar pavlefshmërinë e marrëveshjes së bërë, sipas paragrafit të parë të këtij neni.