Neni 2 - Veprimtaria administrative

1. Veprimtaria e organeve administrative është tërësia e akteve dhe veprimeve nëpërmjet të cilave formohet dhe manifestohet vullneti i administratës publike, si dhe ekzekutimi i këtij vullneti.

2. Format e veprimtarisë administrative të rregulluara me këtë ligj janë:
-aktet administrative individuale dhe kolektive;
-kontratat administrative/publike; dhe
-aktet reale.