Neni 3 - Organet administrative

Në kuptimin e këtij Kodi, organe të administratës publike janë:
- organet e pushtetit qëndror të cilat kryejnë funksione administrative;
- organet e enteve publike në masën që ato kryejnë funksione administrative;
- organet e pushtetit vendor që kryejnë funksione administrative;
- organet e Forcave të Armatosura, si dhe çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative.