Neni 13 - Parimi i bashkëpunimit të administratës me personat privatë

1. Organet e administratës publike e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në bashkëpunim të ngushtë me personat privatë duke:
a) u siguruar personave privatë informacionin dhe sqarimet e nevojshme;
b) mbështetur dhe stimuluar nismat e personave privatë, si dhe duke mirëpritur sugjerimet dhe informacionet e tyre.

2. Administrata publike mban përgjegjësi për informacionin me shkrim që u jep personave privatë.
Organet e administratës publike sigurojnë pjesëmarrjen e personave privatë dhe/ose shoqatave në marrjen e vendimeve kur interesat e grupeve, të cilat ata përfaqësojnë preken nga këto vendime.
Sipas dispozitave të këtij Kodi, organet e administratës publike duhet t’u japin mundësi këtyre subjekteve për t’u shprehur.