Neni 17 - Parimi i mospagimit të shërbimit

1. Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë përveç rasteve në të cilat ligji parashikon pagesën për shërbimin e ofruar nga administrata.

2. Administrata nuk kërkon pagesën e tarifave edhe në rastet kur kjo kërkohet me ligj, kur provohet pamundësia e kërkuesit për të paguar. Rastet e pamundësisë përcaktohen me akte nënligjore.