Neni 21 - Mosheqja dorë nga çështjet dhe ndalimi i transferimit të tyre

1. Kompetencat e organeve të administratës publike janë të përcaktuara me ligj ose me akt nënligjor dhe ushtrimi i tyre është i detyrueshëm, përveç rasteve kur normat ligjore parashikojnë delegimin ose zëvendësimin e kompetencave.

2. Të gjitha ato akte ose kontrata, që kanë si objekt heqjen dorë nga e drejta për të ushtruar kompetencat që u janë ngarkuar organeve administrative, janë të pavlefshme, me përjashtim të rasteve kur ka delegim të kompetencave dhe situata të ngjashme me të.