Neni 45 - Legjitimimi

1. Mbajtësit e të drejtave dhe interesave të ligjshme, të cilat preken nga vendimet që merren gjatë procedimit administrativ, kanë të drejtë të fillojnë procedimin administrativ, si dhe të marrin pjesë në të. Të drejtat e mësipërme i kanë dhe shoqatat apo organizatat.

2. Në mbrojtje të interesave të gjera, të cilat mund të preken nga procedimi administrativ, kanë të drejtë të fillojnë një procedim administrativ dhe/ose të marrin pjesë në të edhe:
a) personat të cilëve procedimi administrativ u shkakton ose mund t’u shkaktojë dëme në të drejtat e përbashkëta si psh. shëndeti publik, arsimimi, trashëgimia kulturore, mjedisi, si dhe në cilësinë e jetës;
b) personat që jetojnë brenda apo pranë një prone publike, e cila mund të dëmtohet nga procedimi administrativ;
c) Avokati i Popullit.

3. Shoqatat që veprojnë në mbrojtje të interesave të gjera të publikut, kanë të drejtë të fillojnë apo të marrin pjesë në procedimin administrativ.