Neni 50 - Kërkimi i mendimit të palëve të interesuara

Në çdo fazë të procedimit, organi administrativ mund të kërkojë mendimet e palëve të interesuara, të cilat duhet të depozitohen brenda një afati kohor të përcaktuar nga administrata në këtë rast.
Mendimet mund të kërkohen në lidhje me çdo çështje.
Palët e interesuara kanë për detyrë që të bashkëpunojnë në mënyrë të plotë me administratën për sqarimin e fakteve.