Neni 68 - Të metat e kërkesës fillestare

1. Në qoftë se kërkesa fillestare nuk është hartuar në përputhje me kërkesat e nenit 66, kërkuesit i kërkohet që të korrigjojë të metat ekzistuese.

2. Pavarësisht nga përmbajtja e paragrafit 1 të këtij neni, organet e administratës dhë nëpunësit shtetërorë përpiqen t’i rregullojnë vetë të metat e kërkesës në mënyrë që interesat e palëve të mos kompromentohen nga ndonjë parregullsi e thjeshtë apo formulim i papërsosur i pretendimeve.

3. Kërkesa anonime dhe ato me pretendime të pakuptueshme nuk pranohen nga administrata.